Temat e nxehta në çmimin e madh të Japonisë në F1
Kjo është java e fundit përpara Çmimit të Madh të Japonisë në Formula 1 dhe askush nuk e kishte menduar që pas 3 garave, diferencat do të ishin vetëm 4 pikë mes dy skuadrave kryesore. Si dhe 11 të tjera mes katër pilotëve të parë në klasifikimin e tyre.
Gara e zhvilluar në Australi justifikoi pritshmëritë për episodet dramatike, por jo më pak pritet të jetë Suzuka. Ajo që të gjithë duan të shohin është se sa kërcënues do të jetë Ferrari ndaj Red Bull. Skuderia duket se është në një pozicion për të rritur presionin në gara të caktuara pas hapit përpara krahasuar me sezonin e shkuar.
Penaliteti i Fernando Alonso-s pritet të jetë një temë e nxehtë në konferencën për mediat gjatë ditës së enjte. Aksidenti i George Russell në Melbourne iu atribua spanjollit Fernando Alonso që rezultoi se frenoi më herët në kthesën numër 6 duke befasuar Mercedes-in pas tij.
Situata me shasinë te Williams iu mohoi ishullorëve ndonjë pikë të mundshme në Australi pas dëmtimit të makinës nga Albon në provat e lira. Megjithëse hyri në garë me makinën e Sargeant, sërish tailandezi nuk hyri dot në zonën e pikëve.
Tsunoda është në formë të mirë dhe pas mbërritjes në sesionin e 3’të kualifikues një vit më parë, këtë sezon duket më i shpejtë dhe konstant në paraqitjet e tij. Gjë që po e ndihmon të lërë pas shokun e skuadrës Ricciardo.
Në fund merkato e pilotëve pasi jo të gjithë kanë një vend të sigurt në sezonin e ardhshëm. Situatë e cila i bën ata më agresive dhe të motivuar për tu paraqitur në nivel sa më të lartë në garat e fundit të kontratave aktuale.
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve