Red Bull “Pasim Fjalësh”

7 Dhjetor 2025 | 12:35

Më 6 dhjetor, eventi Red Bull Pasim Fjalësh u ndez nga energjia e 8 MC-ve më të mirë të momentit, të cilët u përballën në një seri betejash ku spontaniteti, teknika dhe karizma vendosën ritmin e çdo raundi. Çdo MC pati mundësinë të shpaloste talentin e tij përmes dy raundeve nga 40 sekonda secila, ndërsa në disa përballje, gara u bë aq e fortë sa publiku dhe juria kërkuan edhe raunde shtesë, duke e shtuar emocionin e zgjedhjes së finalistëve.

Betejat u mbështetën nga një energji unike falë super DJ NKEE, i cili luajti çdo bit dhe krijoi atmosferën perfekte për çdo duel, nga raundet e para deri në finale.

Duel pas dueli, publiku mbështeste dhe bënte tifo për të preferuarin e tyre duke e bërë atmsosferën akome dhe më fantastike. Në finalen e madhe u përballën Ges Rabo dhe Wicked K , ndërsa në fund juria dhe publiku vendosën së bashku: Wicked K u shpall kampioni i këtij edicioni.

Në një intersvistë pas fitores Wicked K u shpreh: “Mos hiqni kurrë dorë nga ëndrrat dhe besimi që keni në vete, kjo është hera ime e tretë që marr pjesë në Kosovë dhe Shqipëri dhe jam i lumtur që kupën e fitores e ngrita në shtëpinë time”

Eventi u moderua nga Doza MC i cili e derigjoi të gjithë skenën dhe eventin, ndërsa në panelin e jurisë qëndronin tre figura ikonike të hip-hop-it shqiptar: Big Basta, Kastro Zizo dhe Killua të cilët gjykuan me profesionalizëm cdo betejë të MC-ve.  Brohorimat e publikut në votim e bëri garën më autentike dhe dinamike.

Red Bull Pasim Fjalësh mbështet talentet e reja dhe sjell një eksperiencë të pastër freestyle — aty ku kreativiteti lind në moment dhe improvizimi merr jetë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Të shtënat me armë ndërpresin festivalin në Toronto, ende asnjë i arrestuar për vrasjen e dy personave

Policia e Torontos vijon kërkimet për autorin ose autorët e përfshirë në të shtënat me armë zjarri në një festival të muzikës latine, ku humbën...
08:50 | 13/07/2026

Kamioni përplaset me ekipin e emergjencës në Meksikë, 10 viktima mes tyre dy të mitur

Të paktën 10 persona, mes tyre edhe dy të mitur, kanë humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor në shtetin perëndimor meksikan të Jaliscos....
08:40 | 13/07/2026

Shoferi i automjetit humb kontrollin dhe futet në një treg, humbin jetën 6 persona në Kili

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë janë plagosur lehtë, pasi një automjet u përplas me një treg në qytetin Viaa...
08:36 | 13/07/2026