Redi Shehu: Kam marrë ofertë nga dy partitë kryesore për të kandiduar
Analisti Redi Shehi zbuloi gjatë emisionit “Ilva Now” se ka pasur oferta nga të dy partitë kryesore për t’u përfshirë në politikë. Ai tregoi se oferta fillimisht i është bërë nga Partia Demokratike për të garuar në zgjedhjet e kaluara parlamentare ndërsa për zgjedhjet aktuale ka pasur ftesë indirekte nga e majta.
“Kam pasur ofertë nominale nga të dy partitë. Nga Partia Demokratike kam pasur ofertë për zgjedhjet e vitit 2017, ndërsa për këto zgjedhje kam marrë ofertë me sinjale nga e majta. Qëndrimi im ka qenë i thjesht, ia kam thënë edhe z. Basha në prezencë që unë dua pavarësi politike në vendimmarrje”, u shpreh analisti.
“Nuk mund të jem pjesë kur ajo gjë që po bëhet është negative, por kushti nuk është pranuar sepse partia është ushtri. Kjo është një ndër arsyet që nuk jam përfshirë. Mënyra se si bëhet politikë sot t’i duhet të lesh nga identiteti yt, formimi dhe pavarësia intelektuale”, shtoi z. Shehu.
Ajo që ndodh shpesh tha ai është se shumë futen në politik për ta ndryshuar atë por për shkak se ingranazhi funksionon aq mirë sa që pa kuptuar e gjen veten të pafuqishëm fillimisht dhe më pas pjesë të sistemit.
Redi Shehu tha se nëse do të ishte deputet i PD pas zgjedhjeve të vitit 2017 nuk do ta braktiste Parlamentin.
“Nëse do të isha nuk do ta braktisja Parlamentin, është budallallëku më i madh që ka bërë PD dhe sot të mos dalë dhe të thotë se Rama i ka të gjitha pushtetet, kur t’i ia dhuron atij”, përfundoi analisti.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës