Redi Shehu: PD është shkaku kryesor i kësaj gjendjeje, përgjegjës dhe analistët
Analisti Redi Shehu gjatë diskutimeve në emisionin “Ilva Now” tha se “PD është në luftë me historinë e saj” në një kohë kur “PS pas 8 vitesh në pushtet është rritur”.
Sipas tij PD duhet ta shikojë problemin brenda saj dhe pjesë të problemi bërë edhe analistët opozitarë, të cilat tha se nuk e kanë ndihmuar kauzën e PD.
“PD është shkaku kryesor i kësaj gjendjeje, opozita shqiptare duhet njëherë e mirë duke nisur nga liderët deri tek anëtarët duhet të rishpikin veten, edhe analistët, pasi ata janë shkarkimit në masë e partisë së tyre. Artikulimi i analistëve ka qenë në nivel histerik dhe logjika ka ndonjëherë çedonte dhe kemi këto rezultate. Diçka nuk shkon”, tha z. Shehu.
Ekspertja e komunikimit, Erla Mëhilli duke folur për dështimin e PD në zgjedhje tha se përgjegjës nuk është vetëm lideri i saj, Lulzim Basha por dhe ata që e kanë mbështetur, duke përfshirë edhe liderin historik të partisë, Sali Berishën.
“Nuk mund të fajësojmë vetëm z. Basha, nuk mund të fajësojmë dikë që nuk është i aftë të bëjë punën për të cilën është zgjedhur të bëjë por hyjnë edhe ata që kanë heshtur. Këtu hyn edhe Berisha, nuk kam asnjë kompleksi të them që me heshtjen edhe miratimin e disa aksioneve të dështuar situata të shkojë këtu ku është”, tha znj. Mëhilli.
Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit | E Vërteta me Fjalë
Kush janë kandidatët e ‘djegur’ nga sistemi që kanë marrë më shumë vota se sa deputetët e rinj
Astrit Patozi jep dorëheqjen si kryetar i Bindjes Demokratike
- 11:28 Ekipet e shpëtimit nga fqinjët e Amerikës Latine dhe Zvicra mbërrijnë në Venezuelë
- 11:23 Policia franceze kërkon anulimin e “Marshit të krenarisë” në Paris, shkak temperaturat e larta
- 11:20 Ethet e kualifikimit në Botëror, këto janë përballjet e sotme
- 11:11 Bisedimet për marrëveshjen, udhëheqësi i Hezbollahut: Tërheqja pa kushte nga Libani është zgjedhja e vetme e Izraelit
- 11:11 Katia Itzel Garcia, gruaja e parë meksikane që arbitroi një ndeshje të Kupës së Botës
- 11:00 Sulmi ndaj anijes pranë brigjeve të Omanit, OKB pezullon operacionin e shoqërimit në Hormuz