Redi Shehu: Vizita e Merkel tregon se Gjermania nuk heq dorë nga Ballkani
Analisti Redi Shehu shprehet se kancelarja Angela Merkel është investuar për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Vizita në prag të lënies së detyrës sipas tij është për të treguar vazhdimësi.
Z. Shehu gjithashtu e sheh vizitën si një mesazh edhe për SHBA, duke treguar se Ballkani për Gjermaninë është i rëndësishëm. Analisti shtoi se gjatë administratës Trump u pa një duel i vërtetë mes Gjermanisë dhe SHBA-së.
“Ka pasur disa koncepte të ndryshme për Evropën dhe Ballkanin duke nisur nga NATO dhe ideja e ndryshimit të kufijve. Gjermani nuk heq dorë kollaj nga Ballkani”, tha ai.
Por gjithashtu analisti nënvizoi se përveç se qëllimi dhe ideja kanë qenë të mira, nuk ka arritje konkrete nga ana e Gjermanisë.
“Me Procesin e Berlinit u bë një gjë që nuk ishte arritur më parë që palët të uleshin në një tryezë, pra Shqipëria dhe Serbia. Pyetja është se mos ky proces i shërbeu më shumë marrëdhënieve Shqipëri-Serbi se sa Serbi-Kosovë”, deklaroi ai.
“Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun