Reduktimi me 40% i transportit publik në Tiranë, Teliti: Kryeqyteti është në prag paralize

15 Prill 2026 | 12:30

Nënkryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti, ka paralajmëruar se Tirana po përballet me një krizë të thellë për sa i përket sektorit të transportit urban, i cili nga sot do të reduktohet në 40%.

Sipas tij, reduktimi i flotës së autobusëve në Tiranë po rrezikon bllokimin e qytetit dhe po rëndon jetën ekonomike e sociale të qytetarëve.

“Kryeqyteti po përballet me një krizë serioze, transporti urban është në prag paralyze të plotë. Duke filluar nga sot, shoqatat e transportit urban kanë reduktuar me 40% flotën e autobusëve në qarkullim, për shkak të kostove të larta dhe të papërballueshme të shërbimit.

Së pari, Tirana rrezikon bllokim, që do të thotë përkeqësim i mëtejshëm i lëvizshmërisë së përditshme të qytetarëve. Ulja me 40% e flotës së autobusëve do të thotë edhe më shumë makina në terren, më shumë trafik, më shumë ndotje të ajrit që thithim.

Së dyti, reduktimi me 40% i flotës së autobusëve godet fuqimisht dhe drejtpërdrejt jetën ekonomike dhe sociale të kryeqytetit. Qytetarët do ta kenë më të vështirë të arrijnë në vendin e punës çka do të thotë se shërbime rrezikojnë vonesa e deri edhe paralizimin e plotë.

Kjo nuk është më një çështje sektoriale. Është një krizë e funksionimit të Tiranës. Përballë kësaj situate, mosreagimi i institucioneve është i papranueshëm. Qeveria dhe Bashkia kanë zgjedhur të heshtin. Qeveria dhe Bashkia kanë shpërfillur paralajmërimet.

Ky është rezultati i një qeverisjeje pa plan, pa përgjegjësi dhe pa vizion.

Partia Demokratike dhe Opozita kërkojnë reagim të menjëhershëm:

1. Qeveria të pranojë propozimin zyrtar të PD-së për ulje urgjente të barrës fiskale mbi karburantin për të lehtësuar kostot e sektorit dhe ekonomisë në përgjithësi.

2. Mbledhje të menjëhershme dhe të jashtëzakonshme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, me qëllim që të bëjmë transparencë të plotë mbi situatën dhe të miratohen urgjentisht masa dhe paketa konkrete mbështetëse ndaj këtij sektori nga buxheti vendor i Tiranës.

Transporti publik nuk është luks, por një e drejtë për qytetarët. Nëse edhe për një shërbim jetik si transporti publik, institucionet zgjedhin të mos reagojnë, atëherë bëhet e qartë se problemi nuk është thjesht një sektor në krizë, por vetë mënyra se si qeveriset Shqipëria dhe Tirana.

Pikërisht sepse këto probleme nuk po marrin zgjidhje, është një arsye më shumë për të ftuar të gjithë qytetarët ditën e premte, më 17 prill, të bashkohen në protestë. Është momenti për të reaguar. Është momenti për të kërkuar llogari.Është momenti për t’i treguar pushtetit se Tirana nuk mund të qeveriset me heshtje, indiferencë, braktisje dhe abuzime”, u shpreh ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dokumenti ‘Besa’, Rama: Për kthesën e mandatit të katërt! Protestën ta kthejmë në një test pjekurie të demokracisë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen me Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar ka folur edhe lidhur me dokumentin me emrin...
13:49 | 24/07/2026

Përplasi për vdekje 74-vjeçaren në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri

Është vënë në pranga këtë të premte nga Policia e Tiranës 65-vjeçari Xhelal Muka, i cili një ditë më parë përplasi për vdekje një 74-vjeçare...
13:32 | 24/07/2026

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet, u bë i mundur lirimi i vajzës

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin që po zhvillohet në fshatin...
13:31 | 24/07/2026