‘Referendume për qytetin’, Ilir Alimehmeti prezanton planin për Tiranën
Mjeku Ilir Alimehmeti, i cili shpalli sot kandidaturën në primaret e Partisë Demokratike, thotë se nëse zgjidhet kandidat për Bashkinë e Tiranës dhe fiton zgjedhjet, do të kryejë referendume në lidhje me projektet që do të zhvillohen në kryeqytet.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Alimehmeti u shpreh se referendumet do kryhen për të marrë mendimet e banorëve të zonave të caktuara, për projekte që prekin përditshmërinë e tyre.
E nëse njerëzit vendosin kundër një projekti të caktuar, Alimehmeti nënvizoi se do të respektohet popullata.
“Ju e dini fare mirë që në kodin tonë, ekziston një pikë, ku mbi një nivel të caktuar, që nuk është e kryetarit të bashkisë, por e kryeministrit vendimarrja. Kemi dy elemente këtu. Njëri element është legjitimiteti, momenti i dytë është se sa i shkon ndesh interesit qytetar, të zonës ku kjo ndërtohet, të atyre që shfrytëzojnë atë zonë.
Në këto raste, do ishte e pranueshme kryerja e referendumeve popullore, në favor apo jo të atij projekti. Nëse popullata është kundër atij projekti, qoftë legjitim, fuqia qëndron te njerëzit”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 12:58 Ekspozita “Elbasani në Shekullin XX”, fotografitë që rikthejnë kujtesën e qytetit të vjetër
- 12:41 Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
- 12:27 Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
- 12:16 Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike
- 11:49 Kryeplaku i Gështenjasit për elektriçistin që humbi jetën: Erdhi në ditë pushimi për të rregulluar defektin, ishte punëtor
- 11:15 Temperaturat e larta mbushin plazhet e jugut, fluks pushuesish në Palasë (VIDEO)