Ambasadorët Kim dhe Soreca përshëndesin certifikimin e 28 hetuesve të BKH-së
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka përshëndetur lajmin se janë përzgjedhur 28 hetuesit e parë të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Teksa ka shpërndarë mesazhin e ambasadës së SHBA në Twitter, Kim ka dhënë edhe një mesazh lidhur me zhvillimet në sistemin e drejtësisë.
Ambasadorja Kim shprehet ndër të tjera se SPAK po sekuestron pasuri dhe po vendos kriminelët pas hekurave. Ajo thekson se edhe Gjykata Kushtetuese po funksionon dhe Gjykata e Lartë po shqyrton çështje.
“SPAK po procedon më shumë, duke sekuestruar pasuritë dhe duke i vendosur kriminelët pas hekurave; Gjykata Kushtetuese po funksionon; Gjykata e Lartë po shqyrton çështje; vettingu vazhdon. Inspektorët e BKH po trajnohen. Reforma në Drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë ose e përsosur, por po ecën përpara edhe nëse ‘djemtë e këqij’ nuk e duan atë”, shkruan ambasadorja.
SPAK is prosecuting more, seizing assets & putting criminals behind bars; Const Ct is functioning; High Ct is hearing cases; vetting continues. NBI inspectors are training. Justice Reform not easy, quick or perfect, but it’s moving forward – even if the bad guys don’t want it to. https://t.co/rDkOG8pnR6
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) April 2, 2021
Edhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, e ka përshëndetur certifikimin e 28 kandidatëve për Byronë Kombëtare të hetimit. Në mesazhin e tij në rrjetet sociale Soreca ka nënvizuar se është e rëndësishme të nisë një thirrje e dytë për hetues të BKH.
“Ne mirëpresim përfundimin e procesit të verifikimit për kandidatët e parë për hetuesit të BKH. Urime grave dhe burrave që e përfunduan me sukses! Tani do të fillojnë trajnim të specializuar. E rëndësishme është të filloni një thirrje të dytë për hetues. BE vazhdon të mbështesë SPAK”, shkruan ambasadori Soreca.
Më herët pati edhe një postim nga ambasada amerikane po në Twitter, ku u përshëndet kualifikimi i kandidatëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Ambasada shkroi se SHBA-të do të vijojnë që të mbështesin Prokurorinë e Posaçme dhe ata që i përgjigjen thirrjes së detyrës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Lexoni gjithashtu:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta