Reforma territoriale, 7 bashki raportim për efektin e ndarjes administrative

29 Qershor 2022 | 15:27

Komisioni i Posaçëm i Reformës Territoriale vendosi që të thërrasë në seancë dëgjimore 7 kryetarë bashkish lidhur me efektin që ka dhënë ndarja administrative e vendit e miratuar në vitin 2014.

Në mbledhje u caktuan edhe 4 ekspertë nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike. 7 kryetarë bashkisë do të dalin përpara Komisionit të Posaçëm të Reformës Territoriale për të raportuar për efektet që ka dhënë ndarja administrative e vendit, 8 vite më parë.

Kryetarët e Tiranës, Lushnjës, Elbasanit, Kolonjës, Lezhës dhe Dimalit janë bashkitë e propozuara për të raportuar nga Partia Socialiste. Bashkia e Shkodrës është propozim i Partisë Demokratike.

7 bashkitë që do të raportojnë në komision: 

  1. Bashkia e Tiranës
  2. Bashkia e Lushnjes
  3. Bashkia e Elbasanit
  4. Bashkia e Kolonjës
  5. Bashkia e Lezhës
  6. Bashkia e Dimalit
  7. Bashkia e Shkodrës

Deputeti Vangjel Dule propozoi të dëgjohet edhe ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano.

Pjesë e dëgjesave do të jetë edhe kontrolli i lartë i lartë i shtetit dhe 12 organizata të shoqërisë civile, të cilat do e nisin raportimin e tyre të hënën.

Në mbledhje deputeti demokrat, Xhelal Mziu propozoi që komisioni të marrë eksperiencë nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

“Ky komision bashkë me ekspertët përkatës të ndërmarrë një tur të shpejtë në këto 3 vende, për të parë risitë e atyre në raport me ne. Dhe të mos shkojmë tek shpikja e rrotës por të bëjmë thjesht implementimin e atyre standardeve që kanë evoluar më shumë”, tha Mziu.

Por, bashkëkryetarja e komisionit në radhët e partisë socialiste tha se për shkak të kohës së shkurtër këtë gjë duhet ta bëjnë ekspertët e komisionit.

“Do të kërkoja që të gjithë këtë bazë eksperience të vendeve të tjera të rajonit, qoftë nga kongreset apo këtu afër ta marrim nëpërmjet ekspertëve, pasi koha për të shkuar dhe për të vizituar është shumë e limituar”, u shpreh Anila Denaj.

Komisioni caktoi edhe 4 ekspertë teknikë nga dy grupet parlamentare. Adelina Farici dhe Artan Shkëmbi do të jenë ekspertët e Partisë Socialiste. Ndërsa nga Partia Demokratike do të jenë Agron Haxhimali e Roland Bejko.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026