Reforma territoriale, cilat janë dy bashkitë e reja që kërkon komuniteti maqedonas
Ish-deputeti dhe përfaqësuesi i komunitetit maqedonas në Shqipëri, Vasil Sterjovski thotë se e kanë mirërpitur krijimin e komisionit të posaçëm për reformën e re territoriale dhe se shpresojnë që të adresohen kërkesat e tyre për krijimin e dy bashkive të reja minoritare.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Sterjovski u shpreh se përveç Bashkisë së Pustecit, kërkohet edhe krijimi i dy bashkive minoritare maqedonase në zonën e Gorës në qarkun e Kukësit dhe në zonën e Gollobordës në qarkun e Dibrës.
“Ne si komunitet maqedonas mbështesim përshëndesim krijimin e komisionit të posaçëm për reformën territoriale në Shqipëri dhe shpresojmë që me përfundimin e punimeve, ky komision do adresojë dhe kërkesat tona të hershme që përveç Bashkisë së Pustecit, e banuar 100% me komunitet maqedonas, të krijohen edhe dy bashki të reja minoritare maqedonase, në zonën e Gorës në qarkun e Kukësit dhe në zonën e Gollobordës në qarkun e Dibrës.
Janë të gjitha kushtet që të krijohen këto dy bashki të reja minoritare maqedonase, sepse janë zona kompakte të banuara me popullsi maqedonase. Këtu jetojnë banorët autoktonë maqedonas”, theksoi ai.
Përveç minoritetit maqedonas, edhe ai bullgar ka parashtuar kërkesën për krijimin e dy bashkive.
LEXONI GJITHASHTU
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit