Reforma Zgjedhore, Gjiknuri: I qëndrojmë marrëveshjes me PD
Ndryshimi i sistemit zgjedhor dhe hapja e listave të kandidatëve për deputetë, janë dy kërkesat kryesore të opozitës parlamentare për reformën zgjedhore. Kjo kërkesë është përsëritur dhe sot gjatë mbledhjes së Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore.
Bashkëkryetarët Rudin Hajdari dhe Damian Gjiknuri, të cilët gjithashtu janë pjesë e Këshillit Politik, ku vetëm pak dit më parë u arrit një marrëveshje mes mazhorancës së dhe opozitës janë takuar në zyrat e Kryesisë së Kuvendit bashkë me një pjesë të anëtarëve të komisionit.
“Opozita parlamentare ka shpallur si luftë kryesore ndryshimin e sistemit dhe hapjen e listave. Kësaj beteje do t’i shkojnë deri në fund. Beteja jonë është në Parlament sepse kemi votat. Nuk është një betejë vetëm e opozitës parlamentare, është një betejë e gjithë qytetarëve dhe jo njerëz që i përgjigjen partive politike”, tha Hajdari.
Votë kundër reformës PS-PD ka deklaruar dhe deputeti Ralf Gjoni, duke paralajmëruar mazhorancës qeverisëse se nuk do t’i bëjë dot votat e duhura për ta kaluar reformën në Kuvend nëse nuk plotësohen dy kërkesat e tyre.
“Kemi dy objekte, e para trajtimi i të gjitha rekomandimeve të ODIHR-it dhe i dyti ndryshimi e sistemit zgjedhor. Jam propozues zyrtarisht në ndryshimet e sistemit dhe hapjen e listave. Do i qëndrojmë deri në fund ndryshimit të sistemit dhe mazhoranca të bjerë dakord për hapjen e listave elektorale, përndryshe nuk do të ketë dakordësi”, u shpreh Gjoni.
Kurse nga ana tjetër, përfaqësuesi i mazhorancës, Damian Gjiknuri tha se, duhet gjetur një rrugë për të miratuar reformën pasi lidhet jo vetëm me të ardhmen e vendit, por dhe me integrimin në BE.
“Jemi një parti që i qëndron marrëveshjeve dhe nuk mund të bëhemi palë me shkeljet e saj. Do mundohemi të bindim çdo anëtarë të Parlamentit që kjo paketë është në dobi të qytetarëve dhe sistemi zgjedhor do ta diskutojmë në një fazë të dytë”, deklaroi ai.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta