Reforma zgjedhore, opozita kërkon tryezë për gjetjen e konsensusit
Një ditë pas dështimit për arritjen e një kompromisi për reformën zgjedhore brenda 31 majit, opozita i ka kërkuar mazhorancës mbajtjen e një mbledhjeje më 2 qershor.
Përfaqësues të opozitës, Oerd Bylykbashi i PD dhe Petrit Vasili i LSI, janë shprehur se opozita nuk tërhiqet nga reforma, ndaj kërkojnë mbledhje për çështje për të cilat nuk është arritur ende konsensusi.
“Në vijim të diskutimeve të deritanishme dhe faktit që mbledhja e datës 31 maj 2020 nuk u zhvillua, me synim gjetjen e konsensusit për çështjet e përcaktuara në axhendën e Këshillit Politik, propozojmë mbledhjen e Këshillit nesër, datë 2 qershor 2020, në ora 17.00”, thuhet në një reagim për mediat.
Gjatë mesditës së sotme, ambasadorët e SHBA, Yuri Kim, i BE-së Luigi Soreca dhe Britanisë së Madhe, Duncan Norman zhvilluan një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Lexoni gjithashtu:
Dështimi me afatin e ‘Zgjedhores’, Basha mbledh aleatët, ambasadorët mësyjnë në selinë e PD
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta