Reforma zgjedhore, Rama i lë vend mundësisë për të dëgjuar dhe opozitën parlamentare
Në një konferencë për shtyp ku shpalosi masat që do të ndërmarrë qeveria për rimëkëmbjen ekonomik, Kryeministri Edi Rama mohoi sot të ketë 15 kushte për konferencën e parë ndërqeveritare të integrimit teksa i la vend mundësisë që për reformën zgjedhore të dëgjohet edhe opozita parlamentare.
“Nuk ka 15 kushte për të shkuar në konferencën e parë ndërqeveritare. Nuk ka! Nuk ekziston! Prandaj… e di që e dëgjoni të thuhet dhe e përsërisni edhe ju, por mos e përsërisni, nuk ka 15 kushte për të shkuar drejt konferencës së parë ndërqeveritare,” – korrigjoi Rama pyetjen e një gazetareje rreth ndikimit të situatës politike me ecurinë e integrimit.
Rama u shpreh se situata nuk është e qetë ndërsa u tregua i hapur për të dëgjuar për reformën zgjedhore edhe opozitën parlamentare. Më tej ai ironizoi se për marrëveshjen ka marrë si kënaqësi vetëm “kënaqësinë e kryetarit të Partisë Demokratike”.
“Rëndësi ka që u kënaq Luli dhe më shumë se kaq nuk ka asnjë kënaqësi tjetër për të marrë nga ajo marrëveshje sepse nuk reformon asgjë në sistem për sa i përket administrimit. Por synimi i marrëveshjes nuk ishte pamundësia jonë për të shkuar përpara vetëm por ishte që të bashkoheshim të gjithë ne bashkë me gjithë botën për ta qetësuar Bashën nga frika e tmerrshme e zgjedhjeve dhe për t’i thënë: Si e do ti?! Thuaj si e do ti që të mos kemi më llafe,” – tha Rama teksa shtoi me ironi se e dinte që në fund do të kishte sërish fjalë pasi demokratët të humbisnin edhe njëherë.
Kryeministri sidoqoftë pranoi se për nevojën e ndryshimit të klimës politike ishte detyruar të hynte në marrëveshje me opozitën. Ai e cilësoi “dakordësi që duhet të kalojë në parlament”.
Rama tha se ishte i vetëdijshëm se “kalimi në parlament nuk duket të jetë fushë me lule”, por tha se i qëndronte marrëveshjes dhe atë Partia Socialiste ka synimin që ta votojë.
Gjithsesi kryetari i socialistëve u shpreh i hapur për të dëgjuar dhe respektuar opozitarët në parlament rreth pretendimeve që ata do të kenë për reformën, një ligj që siç tha Rama “lidhet drejtpërdrejtë me statusin dhe të nesërmen e tyre”.
“Do të shikojmë dhe dëgjojmë, do të jemi konstruktivë, besoj se është mirë që të gjithë ne të kalojmë në një status tjetër maturimi për hir të njerëzve, s’kemi pse të bëjmë më marrëveshje nëpër ambasada,” – shtoi më tej Rama i cili vazhdoi më pas me ironitë duke vënë në dukje se disa nga deputetët e opozitës në parlament ishin vendosur në lista nga Basha dhe Kryemadhi.
“Kur flasim për listat e hapura, nëse do të ishin kështu në këtë rast ata deputetë që janë aty sot ishin pjesë e listës dhe do të votohej edhe brenda tyre, Gjuzi apo ngjala, ky apo jo, sidoqoftë ne jemi këtu me përgjegjësi për ta mbyllur këtë proces dhe patjetër në mënyrë të ndershme të drejtë dinjitoze,” – tha Rama.
Lexoni gjithashtu:
Eurobondi 650 mln euro, Rama: Lajm i mirë, u konfirmuam si vend i besueshëm
Opozita parlamentare i paraqet Ruçit kundërshtitë për marrëveshjen e reformës zgjedhore
Opozita do të radikalizohet, pritet takim me Ruçin, Murrizi: Këshilli zëvendësoi Parlamentin
Maliqi: Opozitën në parlament e komandon Rama, topi i reformës zgjedhore i ka kaluar atij
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta