Refugjatët ukrainas: Gra dhe fëmijë në rrezik shfrytëzimi
Beregsurani është një fshat në kufirin mes Hungarisë dhe Ukrainës. Olgën, e sapoardhur nga Kievi, me origjinë nga Donetsku, para luftës ajo studionte dizajn.
Tani po pret një autobus për në Berlin. E pyetur nga Euronews nëse po udhëton e vetme, ajo përgjigjet:
“Po, po udhëtoj e vetme, me macen time”, shprehet Olga.
29-vjeçarja është mes disa mijëra grave ukrainase që i largohen të vetme luftës. Ato rrezikojnë të bien pre e trafiqeve.
Mesazhet dashakeqe janë kudo në rrjete sociale si ky mesazh në rusisht që thotë: “ka mjaftueshëm hapësirë për ty në shtratin tim”.
Mbërritja e këtyre grave të sigurta në destinacion është prioritet për punonjësit humanitare si Imre, nga Urdhri i Maltës, që ndodhet në Hungari. Ai gjurmon udhëtimet e tyre.
“Ofrimi i transportit të sigurt për këta refugjatë është shqetësimi ynë kryesor. Kemi një bashkëpunim të mirë me policinë dhe ushtrinë, të cilat bëjnë patrullime të vazhdueshme dhe kemi prani të policisë 24 orë në 24”, tha Imre Szabjan.
Me 7 milionë të zhvendosur që nga fillimi i luftës, Parlamenti Evropian miratoi këtë javë një rezolutë që u kërkon shteteve anëtare të BE-së të sanksionojnë personat që trafikojnë emigrantë.
“Mes vullnetarëve që presin për refugjatë në stacionet e trenit në shumë vende të Evropës ka edhe njerëz me qëllime dashakeqe që duan të shfrytëzojnë dhe abuzojnë me gratë dhe fëmijët. Prandaj është me rëndësi që autoritetet të veprojnë”, shprehet Iratxe Garcia Perez, euro-deputete spanjolle.
“BE duhet ta çrrënjosë fenomenin e burrave që blejnë gra e fëmijë. Kjo është qesharake dhe e neveritshme. Duhet të zbulohet kush i rrëmben fëmijët, kush i shfrytëzon! Kush i blen gratë që po arratisen! Për këta njerëz ka një vend të posaçëm në ferr”, tha Alice Bah Kuhnke, euro-deputete suedeze.
Olga dhe macja e saj Zen mbijetuan udhëtimin 13-orësh në Berlin. Ato i dërguan Euronews këtë foto duke lënë të kuptohet se janë të sigurta në Gjermani. Por të tjerë, më të cenueshëm, mund të bien në grackat e kriminelëve.
Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur
Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë
Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington
- 20:46 Një person bie nga shkëmbi, forcat e kërkim-shpëtimit nisen drejt malit të Gopeshit
- 20:22 Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur
- 20:08 Ministri i Mbrojtjes takim me Dendias në Athinë, detaje nga agjenda
- 20:03 Manuel Ugarte pëson dëmtim në ligamentin e gjurit në Kupën e Botës
- 19:47 Nis marshimi, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë (VIDEO)
- 19:30 Incidentet në festimet për “Vidovdan”, reagon policia e Kosovës: 37 të shoqëruar për thirrje provokuese