Refuzon të shkojë në luftë, burri rus i vë flakën vetes
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin Ryazan në Moskë.
Sipas mediave të huaja, një burrë me origjinë ruse i ka vënë flakën vetes pasi nuk donte të shkonte në luftën kundër Ukrainës.
Në një video që është bërë virale në mediat e huaja, burri ndërsa i ka vënë flakën vetes është dëgjuar duke bërtitur se nuk donte të luftonte.
Videoja tregon burrin duke dalë në zonën e parkimit të autobusit dhe duke u mbuluar në lëndë djegëse dhe më pas duke u i vënë flakën vetes.
Rusët po vazhdojnë të tentojnë të largohen nga shteti me qëllim që të shmangin mobilizimin ushtarak.
Në jug, janë krijuar radhë makinash, me kilometra të gjata, në pikëkalimin kufitar midis Rusisë dhe Gjeorgjisë. Raportohet se pritjet në kufi janë deri në 12 orë, derisa disa persona po e kalojnë kufirin në këmbë ose me biçikleta.
Njoftimi për mobilizim po ashtu nxiti protesta më 21 shtator, teksa autoritetet arrestuan 1.300 protestues në Moskë, Shën Petersburg dhe në dhjetëra qytete të tjera.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania