Regjistrohet numër rekord infektimesh me Covid-19 në Kosovë

19 Mars 2021 | 15:12

Pandemia e Covid-19 në Kosovë vijon prirjen rritëse dhe kjo ka shkaktuar shqetësim tek qytetarët.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) thekson se në orët e fundit tetë qytetarë të prekur me coronavirus kanë humbur jetën, kurse nga 5 102 teste të kryera, 828 prej tyre janë konfirmuar pozitivë.

Kjo është shifra më e lartë e regjistruar për këtë vit në Kosovë, por duhet theksuar se ky shtim i pozitivitetit në popullatë është pasojë e drejtpërdrejtë e shtimit të testimeve.

Sipas IKSHPK-së, në Kosovë në më shumë se një vit pandemi 1.744 persona kanë humbur jetën.

Ajo që e bën edhe më shqetësuese situatën është fakti se Kosova nuk ka mundur të sigurojë deri tani asnjë dozë vaksinash kundër Covid-19, duke u renditur e fundit ndër vendet e Ballkanit Perëndimor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026