Reja i jep lamtumirën Kombëtares: Largohem me kokën lart

9 Janar 2023 | 11:00

Këtë të martë u prezantua nga Federata Shqiptare e Futbollit, trajneri i ri i Kombëtares, braziliani Sylvio Mendes Campos, i njohur si Sylvinho.

Në fjalën e fundit gjatë konferencës për shtyp, ish-trajneri Eduardo Reja, falenderoi të gjithë bashkëpunëtorët e tij dhe theksoi se largohet me kokën lart pasi sipas tij ka bërë një punë mjaft të mirë me Kombëtaren.

“Dua të falënderoj të gjithë që mos harroj asnjë, mjekët, fizioterapistin. Po largohem por po lë mbrapa një pjesë të zemrës time, dua të falënderoj Dukën për mundësinë e dhënë. Dua të falënderoj dhe gazetarët edhe pse disa më kanë vënë në vështirësi, uroj të kem dhënë më të mirën, largohem me kokën lart se kemi krijuar një punë të mirë. Ju falënderoj të gjithëve për mundësinë, jam krenar që isha në krye të kësaj Kombëtare”, tha Reja.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni tha se nuk do ta ngatërrojmë futbollin me politikën përpara gjysmëfinales së Kupës së Botës që skuadra e tij do...
10:44 | 15/07/2026

“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës

Spanja eliminoi Francën në gjysmëfinale të Kupës së Botës. “Furia e Kuqe” mposhti “Gjelat” me rezultat 0-2 për të siguruar biletën për finalen e madhe,...
08:37 | 15/07/2026

Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe një nga yjet më të mëdhenj të Kupës së Botës të këtij viti dhe një nga golashënuesit më të mirë të...
08:10 | 15/07/2026