‘FSHF-ja më bindi’, Sylvinho: Duam të sjellim rezultate pozitive për Kombëtaren
Sylvinho është prezantuar këtë të hënë si trajneri i ri i Kombëtares së Shqipërisë.
Në deklaratën për mediat, krahas kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dhe ish-trajnerit, Edoardo Reja, Sylvinho u shpreh se do të kërkojë të sjellë rezultate pozitive për përfaqësuesen shqiptare.
Ndër të tjera, ai nënvizoi se FSHF-ja e bindi që të merrte përsipër rolin e trajnerit.
“Doja t’i thoja diçka zotit Reja, puna e një trajneri është gjithmonë shumë e vështirë, nuk është thjeshtë. Ka shumë punë mbrapa skenave, duhet të bëjmë zgjedhje, disa herë fiton, disa herë nuk fiton. Falenderoj atë për punën që ka bërë, për këta futbollistë, për zemrën, për pasionin. Ne kemi shumë dëshirë që bëjmë mirë, të sjellim rezultate pozitive, që ta çojmë këtë kombëtare në vendin e duhur, në vende të rëndësishme, për këtë arsye jemi këtu.
Për herë të parë që takova presidentin, këtë pashë tek ai. Mendoj që edhe ai pa te ne, urinë dhe dëshirën për të sjellë rezultate pozitive. Federata Shqiptare më bindi që të merrja përsipër këtë punë dhe jemi të kënaqur. Besoj se do bëjmë një punë të mirë”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare