Rekordet që mund të thyhen në futboll gjatë vitit 2021
Viti i ardhshëm ka pritshmëri të larta për sa i përket arritjeve në futboll ku spikasin emra si Cristiano Ronaldo, Sergio Ramos apo dhe klubet Celtic e Juventus, të cilët janë në garë për të vendosur rekorde.
Portugezi 35-vjeçar, Cristiano Ronaldo ka mundësi për të arritur gjashtë rekorde vitin e ardhshëm.
Ai prej kohësh gjëmon rekordin e më shumë golave të realizuar në karrierë në nivele përfaqësuesesh. Rekordi mbahet nga iraniani Ali Daei, ky realizoi 109 gola në periudhën 1993-2006. Ronaldo ka realizuar 102 gola dhe ka në kalendarin e vitit të ardhshëm 11 ndeshje – bashkë me miqësoret – si mundësi për ta arritur këtë rekord.
Nga ana tjetër Ronaldo mund të arrijë rekordin e së luajturit në pesë kampionate Evropiane, apo nëse realizon një apo dy gola në këtë kompeticion, të barazojë apo tejkalojë rekordin e Michel Platini si golshënues – aktualisht me 9 realizime.
Nëse Portugalia arrin finalen dhe Ronaldo luan në të ai do të bëhet i pari lojtar që luan në tre finale ndërsa një sukses do ta bënte atë të parin që fiton dy kampionate.
Përpara Ronaldo ka gjithashtu edhe dy mundësi për rekorde. Nëse fiton me Juventusin Champions-League-ën, barazon rekordin e Clarence Seedorf për shpalljen kampion Evrope për klube me tre skuadra të ndryshme, ndërsa nëse arrin të jetë golshënuesi i kampionatit italian e të fitojë Këpucën e Artë do të jetë i pari që e arrin këtë gjë në tre kampionate të ndryshme – Premier League, La Liga, Serie-A.
Mbrojtësi spanjoll Sergio Ramos është gjithashtu në garë për të arritur një rekord më vete. Ai shpreson të bëhet lojtari që ka luajtur më shumë ndeshje me ekipe përfaqësuese.
Tridhjetekatërvjeçari tejkaloi në muajin nëntor portierin Gianluigi Buffon si futbollisti evropian me më shumë ndeshje me kombëtaren dhe tashmë ka luajtur 178 ndeshje me Spanjën.
Vitin e ardhshëm i duhen së paku 7 ndeshje për të tejkaluar rekordin e egjiptianit Ahmed Hassan i cili gjatë viteve 1995-2012 luajti 184 ndeshje me përfaqësuesen e tij. Por për këtë rekord Ramos ka si rivalë edhe futbollistin e Omanit Ahmed Mubarak dhe atë të Kuvajtit Bader al-Mutawa të cilët kanë nga 179 dhe 178 ndeshje.
Në Skoci vëmendja absolute ka qenë që prej fillimit të këtij sezoni te skuadra e Celtic-ut.
Keltët synojnë të arrijnë rekordin e 10 kampionateve radhazi dhe të bëhen e para skuadër skoceze që ia dalin këtij zotimi. Më parë të dyja klubet rivale të Glasgowt, si Celtic (1966-1974) dhe Rangers (1989-1997) kanë mundur të fitojnë nga nëntë kampionate radhazi. Aktualisht keltët janë 16 pikë prapa dhe me tre ndeshje më pak se sa Rangers, skuadër me të cilën ata pritet të ri-ndeshen më 2 janar.
Juventus gjithashtu synon këtë vit titullin e dhjetë kampion të Italisë. Asnjë skuadër ndër pesë kampionatet kryesore të Evropës nuk ia ka dalë mbanë në këtë zotim. Bardhezinjtë kanë dominuar futbollin në Itali prej vitit 2011 dhe synojnë ta mbyllin një dhjetëvjeçar me këtë formë, mirëpo ky sezon duket i vështirë. Ata – me një ndeshje më pak – janë 10 pikë larg Milanit të vendit të parë.
Në botën e futbollit rekordi për më shumë kampionate radhazi mbahet nga klubi Tafea FC i ishullit në Oqeani të Vanuatu-së, me 15 kampionate, ndërsa më pas vijnë klube si Imps i Gjibraltarit dhe Skonto Riga i Letonisë me nga 14 kampionate.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania