Rektori Hoxha: UT bën pjesë te 4% e universiteteve më të mira në botë
Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha ka komentuar studimin e “Ranking web of Universities”, ku Shqipëria renditet e 3,786-ta nga 31 mijë universitete në 200 shtete të botës, sa i takon cilësisë.
Për emisionin “Sot” në “Euronews Albania”, Hoxha u shpreh se në këtë studim, 50% e pikëve ka të bëjë me ndikimin dhe performancën që ka universiteti në jetën shoqërore të vendit.
Sipas tij, bazuar nga ky kriter, Universiteti i Tiranës bën pjesë te 4% e universiteteve më të mira në botë.
“50% e pikëve të rankimit ka të bëjë me ndikimin, performancën e institucionit në jetën shoqërore active të vendit. Këtu, Universiteti i Tiranës renditet në vendin e 1,909 nga 31 mijë universitete. Universiteti i Tiranës bën pjesë te 4% e institucioneve të rankuara lart.”, u shpreh Hoxha.
Sipas rektorit, një nga sfidat për Univeristetin e Tiranës mbetet lidhja e autorëve dhe kërkuesve të saj, me instituconet dhe websitet më të rëndësishme botërore.
LEXONI GJITHASHTU
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike
- 09:23 Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit