Renditja në listën e kandidatëve, Fatmir Xhafaj: I gatshëm të pranoja kandidimin edhe si i 31-ti

29 Mars 2021 | 21:05

Ish-ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj thotë se e ka kaluar çështjen e renditjes së tij si i 23-ti në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste dhe se për betejën e tij politike ishte i gatshëm ta pranonte edhe kandidimin si i 31-ti.

Në intervistë me gazetaren Ilva Tare, Xhafaj tha se e shihte me më shumë rëndësi “mundësinë për të marrë një tjetër mandat si deputet” dhe “për të vijuar betejën e tij politike” se sa “pozicioni”. Ai tha se do ta kishte pranuar “sfidën politike të 25 prillit” edhe “nëse do të ishte kandiduar i 31-ti”.

“[…] do ta pranoja sfidën dhe ia thashë edhe kryetarit [Edi Ramës] në mbledhjen e kryesisë, që e pranoj këtë sfidë, të jem edhe i 23-ti në listë, edhe sikur të isha i 31-ti në listë, sepse për mua nuk ka rëndësi se kush jam, por se çfarë bëj […] kam nisur një betejë së cilës dua t’i shkoj deri në fund,” – u shpreh Xhafaj.

Pyetjes që rrodhi pas kësaj deklarate se cila ishte beteja e tij në politikë, Xhafaj iu përgjigj se “beteja për drejtësi”.

“Në emër të kësaj kauze isha i gatshëm të isha edhe i 31-ti në listë por të vazhdoja e të luftoja,” – u tha Xhafaj duke nënvizuar se me sistemin e ri mund të votohet direkt kandidati. Për këtë ai u shpreh besimplotë se në rastin e Tiranës një person publik i njohur mundet ta kapërcejë numrin e votave për të marrë një mandat.

“[…] besoj se edhe në rastin tim, unë do ta kap [kuotën e nevojshme të votave], do ta tejkaloj dhe do të jem përsëri deputet i Kuvendit,” – këmbënguli Xhafaj.

Ish-ministri Xhafaj tregoi se pas njoftimit për renditjen si i 23-ti në listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste kishte kërkuar shpjegime për logjikën e këtij vendimi.

Ai tha se shpjegimet i kishte marrë fillimisht nga Erion Veliaj, si drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Tiranës dhe më pas nga kryetari i PS-së Edi Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021