Rëndohet bilanci atentatit/ 2 viktima në Shkodër, vdes truproja i Erogen Brajoviçit
Rëndohet bilanci i atentatit të ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Shkodër ku pas Armando Palit, Geridon Kraja, i cili mbeti i plagosur ka ndërruar jetë në spital si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë automatike.
Burime konfirmojnë se Kraja ishte truproja i Erogen Vasos, i njohur ndryshe si Erogen Brajoviç, pjesë e grupit të Bajrajve në Shkodër.
Pikërisht Erogen Vaso dyshohet se ishte shënjestra kryesore e atentatit, nga i cili ai vetë mbeti i plagosur rëndë.
Në sulm mbeti i vrarë edhe Armando Pali, ish-anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës dhe ish-punonjës i IMT-së në këtë qytet. Po ashtu, është plagosur edhe një grua, e cila ndodhej në lokal në momentin e ngjarjes.
Atentati ndodhi në një lokal në zemër të qytetit, pranë bashkisë së Shkodrës.
Sipas burimeve paraprake, autor i dyshuar i atentatit është Ragip Gilaj, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë automatike ndaj personave që ndodheshin në lokal.
Skenë filmi në Shkodër, vr*u dy, plagosi dy të tjerë! Tentoi t’i ikte policies, por u aksidentua pic.twitter.com/uiLSHvGaOi
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) September 8, 2025
LEXONI GJITHASHTU:
Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
“U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:15 “U miratua marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore”, ministrja Ibrahimaj: Po negociohen edhe 4 marrëveshje të tjera
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit