Atentati në Shkodër me 1 të vdekur dhe 3 të plagosur, arrestohet autori

8 Shtator 2025 | 09:25

Një atentat me armë zjarri ndodhi mëngjesin e së hënës në qendër të qytetit të Shkodrës, duke lënë një person të vdekur dhe tre të tjerë të plagosur. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se autori i dyshuar Ragip Gilaj, banues në Shkodër është arrestuar së bashku me armën e krimit dhe mjetin me të cilin tentoi të largohej nga vendngjarja.

Viktima është identifikuar si Armando Pali, ndërsa tre personat e plagosur janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Një prej të plagosurve është identifikuar si Erogen Vaso, vëllai i Denis Brajoviçit. Ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas informacioneve paraprake, autori i atentatit ishte i maskuar me skafandër dhe i veshur me blu në momentin e ngjarjes, kur hapi zjarr në drejtim të viktimës dhe të plagosurve. Trupi i pajetë i Armando Palit ndodhet ende në ambientet e lokalit ku ndodhi ngjarja.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivet e atentatit, të cilat mbeten ende të paqarta.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026