Rëndohet bilanci i aksidentit të rëndë në Tiranë, humbin jetën 2 gra

Pamje nga vendgjarja
9 Mars 2023 | 19:01

Ka shkuar në 2 numri i viktimave nga aksidenti i rëndë i ndodhur mbrëmjen e së enjtes tek tek rreth-rrotullimi i TEG në Tiranë.

Policia bëri me dije se ka ndërruar jetë edhe njëra nga gratë e plagosura rëndë, duke e çuar në 2 numrin e viktimave, ndërsa 3 persona kanë mbetur të plagosur.

Në njoftimin zyrtar policia bëri me dije se aksidenti ndodhi rreth orës 18:05, ku shtetasi Q. K., duke drejtuar automjetin, në unazën lindore dyshohet se duke dalë për tek rrethrrotullimi i TEG, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga mbikalimi, mbi kofanon e një automjeti tjetër.

Si pasojë kanë humbur jetën dy shtetase femra, si dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasit Q K., O. K., dhe K. R., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

VIDEO/ Aksidenti i rëndë te Mbikalimi i Saukut, humb jetën një vajzë

VIDEO/ Aksident i rëndë në Tiranë, makina rrëzohet nga mbikalimi

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026