Rënia e euros ndikoi në uljen e borxhit të huaj, u rritën normat e interesit

9 Gusht 2023 | 15:47

Rënia e euros ka ndihmuar në shlyerjen e borxhit publik, por nga ana tjeter qeveria është përballur me norma të larta interesi në tregjet e huaja. Statistikat tregojnë se ao u rriten 20% në një vit.

Zhvlerësimi i euros ka nxitur pagesën e shpejtë të borxhit publik. Qeveria ka ulur ndjeshëm stokun, por jo pa kosto. Kjo pasi, rënia e euros në tregun vendas është shoqëruar edhe me rritjen e normave të interesit.

Raportet e Ministrisë së Financave tregojnë se vendi ynë pagoi 78 milionë euro interesa me rritje 20% nga e njëjta periudhë një vit më parë.

Kjo është rritja më e fortë për interesat e borxhit të jashtëm që nga viti 2021. Shlyerja e eurobondeve po detyron qeverinë të nxjerrë më shumë para nga arkat, pasi 75% e borxhit të huaj është në monedhën europiane.

Edhe shërbimi i borxhit të plotë ka arritur në nivele rekord. Vendi pagoi në total, interesa + principal, gjati tremujorit të dytë vendi ynë pagoi 40.1 miliardë lekë apo 400 milionë euro. Që nga 2021-i shërbimi i borxhit është rritur me nga 10%, përgjatë çdo viti.

Ndërkohë rënia e euros po e ndihmon qeverinë edhe në një tjetër drejtim. Në tremujorin e dytë borxhi publik u rrit. Indikatori arriti në 64.8% të PBB, nga 64.6% në fund të 2022-it, nxitur tërësisht nga huamarrja e brendshme, ndërsa përqindja e borxhit të jashtëm është ulur, pavarësisht marrjes së eurobondit.

Ndërkohë qeveria gjatë këtij vitit nuk ka zhvilluar asnjë ankand për të tërhequr euro nga tregu i brendshëm.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026