Rënia e euros zvogëlon ndjeshëm eksportet, tkurrja më e fortë që nga pandemia
Tregtia e jashtme e mallrave po tkurret. Të dhënat tregojnë se eksportet vijuan rënien edhe në muajin gusht, duke sjellë më pak të ardhura për vendin. Në muajin e 8-të të vitit, eksportet kushtuan 27 mld lekë, duke u ulur 22%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Thellimi i rënies në gusht, ka përkeqësuar ecurinë për gjithë 8-mujorin. Sipas INSTAT, në këtë tetëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 300 mld lekë, duke u ulur me 9 % krahasuar me një vit më parë.
Kjo është rënia më e thellë mujore e këtij viti dhe më e forta që nga viti 2020, kur eksportuesit vuajtën më shumë se të gjithë pasojat e pandemisë.
Të gjithë grupmallrat kanë shënuar tkurrje, me përjashtim të plastikës dhe produkteve kimike, që nuk kanë ndonjë peshë të rëndësishme në ekonomi. Materialet e ndërtimit, metalet, kpëucët por dhe ushqimet e makineritë janë mallra që po krijojnë vështiërsi në zinxhirin e bizneseve vendase.
Kujtojmë se këta të fundit, prej një viti kanë ngritur shqetësimin për humbjet që iu ka shkaktuar rënia e euros në kursin e këmbimit.
Në muajin gusht, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve, janë Italia Austria dhe SHBA. Ndërkohë, vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritje më të madhe janë Kosova, Greqia dhe Mbretëria e Bashkuar.
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës
Shëngjin, Policia monitoron ndotjen akustike dhe zbatimin e orarit të muzikës
- 14:42 Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 14:36 Tha se do ta kishte “spastruar etnikisht” Kosovën, BE-ja dënon deklaratën e ministres serbe
- 14:30 Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
- 14:27 Britania shpalli Gardën Revolucionare Islamike organizatë terroriste, reagon Irani
- 14:21 Haaland kthehet në Norvegji pas eliminimit nga Kupa e Botës, bëhet sërish viral me “mikun” e tij
- 14:03 Zvicra heton Google për konkurrencën në Android