Rënia e fuqisë blerëse dhe emigracioni, tregu industrial i Durrësit në krizë

31 Janar 2025 | 17:56

Tregu Industrial i Durrësit, një nga pikat më të rëndësishme të tregtisë në qytetin bregdetar, i cili numëron mbi 300 tregtarë, ndodhet në prag të mbylljes për shkak të krizës së thellë ekonomike.

Rënia e fuqisë blerëse, emigracioni dhe rritja e kostove të jetesës kanë detyruar shumë tregtarë të mos mund të mbajnë më bizneset e tyre.

Stendat që dikur ishin të mbushura me mallra dhe klientë, tani qëndrojnë të zbrazura, ndërsa shumë dyqane kanë mbyllur qepenat.

“Me pak se vitin e kaluar, shumë më pak, është drejt mbylljes, fusim lekë nga pensioni për të shtyrë pak, njerëzit kanë ikur, qëndrat tregtare janë bosh”, thotë një zonjë.

“Nuk ka koment, nuk ka njerëz, nuk ka punë, nuk ka as pensionistë, as të rritur, dhe ky muaj do të jetë i fundit për ne.”

“Dihet që gjithandej ka marrë fund çdo gjë, shtet, krim, jemi një popull injorant që qëndrojmë duar lidhur. Ne nuk jemi thjesht të rënë, por të mbaruar, nuk po nxjerrim as bukën e gojës. Ata që kanë ikur kanë bërë mirë, 80% e rinisë janë larguar, jemi të falimentuar, dhe me këto kushte, Zoti e ndihmoftë këtë popull. Gjithë jetën kemi vuajtur nga komunizmi, tani po vuajmë nga një komunizëm më i poshtër”, thotë një tregtare.

“Kemi që nga mengjesi deri tani, gjithçka është në vend, nuk ka njerëz”, thotë një tregtar.

“Gjithmonë po ulemi më poshtë, nuk ka fuqi blerëse. Largimi i të rinjve është i dukshëm, jemi drejt falimentimit, qëndrojmë 3-4 ditë pa bërë asnjë shitje.”

“Nuk ka punë, ka mbaruar, ka marrë fund çdo gjë. Arsyeja është largimi i njerëzve, dhe ne qëndrojmë thjesht si roje.”

Ekspertët e ekonomisë theksojnë se kriza në Tregun Industrial të Durrësit është pasojë e një sërë faktorësh ekonomikë, ndër të cilët inflacioni, emigracioni dhe konkurrenca e pandershme nga tregtia online.

Sipas tyre, mungesa e politikave mbështetëse për bizneset ka përkeqësuar më tej situatën.

“Çmimet e shportës janë shumë të larta, nuk është bërë një indeksim i duhur me inflacionin, çka ka sjellë një ndikim të madh në xhepat e qytetarëve shqiptarë. Po ashtu, emigracioni ka bërë që shumica e të rinjve të largohen, ndërsa në Shqipëri kanë mbetur pensionistët, duke çuar në një frekuentim të ulët të tregut industrial. Konkurrenca e pandershme që vjen nga shitjet online është një tjetër faktor i rëndësishëm që ka kontribuar në rënien e shitjeve në këtë treg”, thotë ekspertja e ekonomisë, Edlira Jakova.

Sipas ekspertes, nëse nuk merren masa për të adresuar këto probleme, rënia e bizneseve në tregun industrial do të vazhdojë, duke çuar në mbylljen e shumë pikave të tregtisë dhe humbjen e vendeve të punës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta

Rreth 200 individe me te ardhura te larta ne vendin tone, po kontrollohen per pasurine e tyre. Drejtoria e Tatimeve thote se deri me tani...
18:26 | 13/07/2026

Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca

Banka e Shqipërisë ka mbyllur licencat për 83 zyra të këmbimit valutor gjatë vitit 2025. Vendimi është marrë, pas shkeljeve të konstatuara dhe evazionit në...
18:23 | 13/07/2026

Guvernatori Sejko takon Përfaqësuesin e ri Rezident të BERZH-it në Shqipëri, Hannes Takacs

Këtë të hënë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti në një takim zyrtar delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të...
15:35 | 13/07/2026