Replikat Rama-Basha, kryeministri: Bashkëpunojmë me kusht. Kreu i PD-së: Koha jote ka mbaruar

15 Prill 2021 | 11:10

Pas deklaratës së Edi Ramës se pas zgjedhjeve është gati të bashkëpunojë me Lulzim Bashën nëse ndahet sipas tij nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, ka reaguar edhe kryetari i PD-së.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale Basha shkruan se koha e Edi Rama ka mbaruar.

“Në 25 prill shqiptarët do votojnë numrin 9 për ta larguar Ramën dhe ai nuk do jetë kurrë pjesë e qeverisjes sonë. Koha e tij ka mbaruar. Ne do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do fitojë”, shkruan kreu i PD-së, Basha.

Pas reagimit të kryedemokratit ka reaguar sërish nëpërmjet një postimi në Twitter kreu i qeverisë, i cili ka theksuar shqiptarët duan bashkim.

“Po pse vallë janë më të rëndësishëm për ty Saliu dhe Iliri se sa Shqipëria Lulëzim?! Shqiptarët duan bashkim, duan që ne të gjithë të punojmë për ta dhe ekonominë e tyre përtej pandemisë, duke e lënë pas politikën e vjetër të sherrit, dasisë, konfliktit deri në absurd! Pse ti jo?”, shkruan Rama në rrjetet sociale kur kane mbetur dhe 10 ditë nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Ndërkohë mëngjesine sotëm gjatë një takimi me të rinjtë në Kamëz, kryeministri përsëriti ftesen, por nga ana tjetër lëshoi akuza ndaj liderit demokrat.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026