Republikanët dërgojnë emigrantë në shtëpinë e Kamala Harris
Dy guvernatorë republikanë dërguan disa autobusë me emigrantë në rezidencën zyrtare të zv,presidentes Kamala Harris në Uashington dhe në ishullin e pasur të Martha’s Vineyard.
Për Shtëpinë e Bardhë ky aksion ishte një turp.
“Në vijim është një proces. Ekziston një mënyrë ligjore për ta bërë këtë dhe për të menaxhuar emigrantët. Është e turpshme, e pamenduar dhe e gabuar që guvernatorët republikanë të ndërhyjnë në proces dhe të përdorin emigrantët si pengje politike”, u shpreh Karine Jean Pierre, sekretare për mediat në Shtëpinë e Bardhë.
Guvernatorët e Teksasit dhe Floridës, të cilët janë më shumë të rrezikuar në zgjedhjet afatmesme, duan të përdorin anën më negative emigracionit për ta shfrytëzuar në fushatën e tyre zgjedhore.
Për republikanët, imazhet e emigrantëve që kalojnë pa pushim kufirin janë një mënyrë për të larguar vëmendjen nga skandalet e ish presidentit Donald Trump dhe shfuqizimi i të drejtave të abortit.
LEXONI GJITHASHTU:
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)