Reshje intensive dëbore në juglindje, problematika në disa fshatra
Reshjet e dëborës kanë përfshirë pjesën më të madhe të juglindjes së vendit.
Më të dendura reshjet kanë qenë në lartësitë mbi 900 metra aq sa në majë të Mashkullorës e në majë të Bigllës trashësia ka shkuar nga 30-50 cm.
Rrugët nacionale janë të kalueshme pa probleme përfshirë akset e fshatrave turistik Dardhë, Voskopojë e Vithkuq.
Me probleme paraqitet aksi rrugor Shtyllë – Panairit në veçanti në majë të Mashkullorës.
Mjetet borëpastruese janë në gatishmëri për të mbajtur të kalueshme këtë rrugë.
Ndërkohë që ka probleme në qarkullimin e mjeteve në pjesën më të madhe të rrugëve rurale të zonave malore.
Probleme me energjinë elektrike raportohet të kenë 400 familje në fshatrat Nizhavec, Petrushë, Cervenakë, Koritë dhe Guri i Kuq.
Nga ana e OSSHE-së bëhet me dije se grupet e punës janë në terren duke punuar për të rikthyer energjinë elektrike në këto fshatra.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete
Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta