“Dita më e ftohtë”, parashikimi i motit për këtë javë
Hakil Osmani nga metoalb për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania tregoi se si do të jetë parashikimi i motit për këtë javë.
Ai theksoi se java ka nisur në zotërimin e vranësirave të shumta.
“Në zonat malore kemi parë reshje të dëborës. Presim përmirësim të kushteve të motit duke filluar nga pjesa e dytë e ditës. Ditën e sotëm kemi dhe rënie të temperaturave të ajrit”-tha ai.
Vlerat minimale në qytetet e zonave malore, mëngjesin e sotëm janë regjistruar dhe në -2 apo -3 gradë celsius.
Temperaturat më të ulëta sipas Osmanit janë regjistruar në Bajram Curr dhe në Kukës.
Duke filluar nga dita e martë, do kemi rënie të temperaturave të ajrit, duke bërë që vlerat minimale të zbresin deri në -5 apo -6 gradë celsius, kurse në kryeqytet temperaturat do të jenë -1 gradë celsius.
“Kemi një rritje temperaturash gjatë ditës së enjte dhe të premte. Dita më e ftohtë e kësaj jave do të jetë e mërkura”-përfundoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë