Reshje shiu dhe temperatura të ulëta| Parashikimi i motit për javën

23 Dhjetor 2024 | 09:54

Akil Osmani nga MeteoAlb tha në Euronews Albania këtë të hënë se kjo javë ka nisur me një mot disi të paqëndrueshëm për shkak të reshjeve të shiut të cilat do të prekin pothuajse të gjithë territorin shqiptar gjatë kësaj jave.

“Kjo javë ka nisur më një mot të paqëndrueshëm jo vetëm në kryeqytet por në të gjithë territorin shqiptar. Në orët e pasdites pritet që vranësirat të bëhen më të shumta duke bërë që të kemi rebeshe shiu me një intensitet mesatar dhe lokalisht të larta. Parashikohet që këto rebeshe do prekin të gjithë ultësirën Perëndimore duke filluar që me Shkodrën, Lezhën, Tiranën, Durrësin, Elbasanin duke vijuar më në jug, Berati, Vlora, Saranda, duke bërë që në këto qytete të ketë edhe problematika të përkohshme sa i përket përmbytjeve lokale.

Sa i përket zonave malore, parashikohet që verilindja dhe juglindja do të kenë prezente reshjet e dëborës, kryesisht në orët e vona të natës do të jenë më të dukshme duke arritur një thellësi 40 cm reshje dëbore. Edhe dita e martë në orët e para të mëngjesit do të jetë në mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm, ndërsa në zonat veriore do ketë reshje më të pakta dëbore”, shtoi meteorologu Osmani.

Ai shpjegon gjithashtu se nga dita e mërkurë dhe në vijim kushtet atmosferike do të përmirësohen edhe pse në zonat veriore do të ketë prezencë të ngricave nga reshjet e dëborës.

“Nga dita e mërkurë dhe në vijim do të ketë përmirësim të kushteve atmosferike me kthjellime dhe vranësira të pakta, më të dukshme në zonat verilindore.

Një tjetër problematikë janë temperaturat e ulëta. Mëngjesin e sotëm janë regjistruar minimumet -4 gradë celsius në zonat malore dhe maksimumet jo më shumë se 12 gradë celsius. Duke filluara nga dita e martë e në vijim, parashikohet të kemi një rënie të ndjeshme të temperaturave teksa minimumet në zonat malore të jenë -6 ndërsa makismumet në 13 gradë.

Temperaturat e ulëta mund të sjellin problematika nga ngricat për shkak të reshjeve të dëborës të cilat do vijojnë edhe në pjesën tjetër të javës”, tha Akil Osmani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026