Restauruesit akrobatë, shfrytëzojnë izolimin për të monitoruar kullën e Pizës
Nuk është puna më e sigurt në botë, por dikush duhet ta bëjë atë. Kulla e pjerrët e Pizës ka nevojë që elementët e saj të monitorohen në mënyrë periodike dhe mënyra më e lehtë për ta bërë këtë është duke e vrojtuar i lidhur në litar.
Ata janë restaurues dhe puna e tyre është të kontrollojnë jo vetëm gjendjen e shtyllave dhe zbukurimeve, por edhe stabilitetin e tyre dhe rrezikun e mundshëm të rënies.
“Ne shfrytëzuam këtë periudhë bllokimi për të bërë një kurs trajnimi dhe rifreskimi: kurs rifreskimi për 2 restaurues që tashmë po e bënin këtë aktivitet dhe kurs trajnimi për disa restaurues të rinj”, thotw Roberto Cela, drejtor teknik.
“Nëse mendoni të bëheni restaurues në Itali sepse ju pëlqen komoditeti i punës në një pikturë ose një mozaik, duhet ta rimendoni. Ju mund të përfundoni duke punuar në kullën e Pizës dhe kjo do të thotë të fluturoni lart e poshtë si akrobatë. Ju duhet ta doni punën aq shumë sa e duan këta njerëz”, shprehet Luca Palamara
Këta 8 persona, 4 gra dhe 4 burra janë shumë të aftë, nuk kanë nevojë për skela për të punuar në kullën e pjerrët, por atyre u duhet një guxim dhe përkushtimi.
“Momenti më me adrenalinë është kur duhet të zbresësh dhe të mbetesh i varur në ajër: emocionet shtohen. Gjithashtu, ju mund t’i shikoni monumentet nga një kënd krejt tjetër dhe kjo është një përvojë vërtet emocionuese”, shprehet Chiara Di Marco, restauruese.
01.55 Peisazhi i Piazza dei Miracoli (Sheshi i Mrekullive) dhe qytetit të Pizës nga maja e kullës është po aq emocionuese sa puna e këtyre ekspertëve që po e ruajnë atë.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania