Rexhaj: Rama i ka rregulluar marrëdhëniet me Gjermaninë, do të jetë “masterclass”

5 Mars 2026 | 22:30

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin, shkrimtari Albatros Rexhaj komentoi lajmet e fundit ne media per tensione mes qeverisë shqiptare dhe asaj gjermane teksa deklaroi se kryeministri Edi Rama ka arritur të rregullojë marrëdhëniet me Gjermaninë.

Sipas Rexhajt, raportet nuk kanë qenë aq problematike sa janë paraqitur publikisht, por që gjithsesi Rama ka ndjekur një strategji të kujdesshme politike.

“Rama është strateg. Ai bën tre hapa mbrapa, hecën para. I ka rregulluar marrëdhëniet me Gjermaninë dhe njerëzit do të shokohen. Do të jetë një masterclass i lëvizjes politike,” u shpreh Rexhaj.

Deklarata e tij vjen në një moment kur në media janë diskutuar raportet mes qeverisë së Ramës dhe asaj gjermane, duke ngritur pikëpyetje për klimën e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026