Rey Manaj prezantohet te Sivasspor, kontratë deri në 2029

3 Shkurt 2026 | 13:56

Pritja e gjatë ka marrë fund, me sulmuesin Rey Manaj që është prezantuar zyrtarisht si lojtari më i ri i Sivasspor. “Bomberi” kuqezi kaloi me sukses testet mjekësore dhe ka firmosur një kontratë të re 3.5-vjeçare që do ta mbajë në ekip deri në vitin 2029.

Manaj ka arritur në Sivas si lojtar i lirë, pasi ka ndërprerë kontratën e tij me Sharjah, skuadër me të cilën kishte luajtur më parë. Pas firmosjes, ai do të jetë menjëherë në dispozicion të stafit teknik për të ndihmuar Sivasspor, skuadër që këtë sezon militon në Kategorinë e Parë të futbollit turk.

Ky është një rikthim i dytë i Manajt te Sivasspor, pasi ai ka qenë pjesë e ekipit nga 2017 deri në 2019. Gjatë periudhës së tij të mëparshme te sivassporët, Manaj ka shkëlqyer duke shënuar 34 gola në 63 ndeshje, duke u pritur nga tifozët si një idhull. Ky rikthim ka ngjallur shumë entuziazëm te tifozët turq, të cilët janë të gëzuar për të pasur sërish në skuadër një sulmues të tillë me përvojë dhe shënues të rëndësishëm.

Rey Manaj është i bindur se mund të ndihmojë ekipin të rikthehet në elitën e futbollit turk dhe të arrijë objektivat ambiciozë për këtë sezon.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA shpreh interes për të organizuar Kupën e Botës 2038

Shtetet e Bashkuara mund të marrin në konsideratë paraqitjen e një oferte për të organizuar Kupën e Botës për meshkuj në vitin 2038, tha drejtori...
14:15 | 26/06/2026

Gashani: Po punojmë që Kosova të organizojë Lojëra Mesdhetare sipas standardeve më të larta

Ministri në detyrë i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, ka njoftuar se është mbajtur Konferenca e Parë Ndërkombëtare për Sigurinë e Ngjarjeve të Mëdha Sportive,...
13:05 | 26/06/2026

Ethet e kualifikimit në Botëror, këto janë përballjet e sotme

Sot zhvillohen gjashtë ndeshje të raundit të tretë në fazën e grupeve të Botërorit 2026, ku shumë kombëtare do të luftojnë për sigurimin e një...
11:20 | 26/06/2026