Rezarta Delisula: “Destinacion” do të ofrojë këshilla, duke nisur nga turizmi familjar
Nga nesër në orën 18:30, nis emisioni i ri në Euronews Albania, i quajtur “Destinacion”. Rezarta Delisula, autorja e programit do të na çojë vendet më të bukura të Shqipërisë, për të provuar kulinarinë e veçantë, por edhe për të mësuar më shumë për problematikat që kanë njerëzit në zona të ndryshme të vendit, cilat janë pikat që duhen vizituar me patjetër dhe çfarë aktivitetesh mund të bëjmë.
Pas 22 vite karrierë në shtypin e shkruar, Rezarta Delisula kalon në botën e televizionit po me të njëjtin stil; reportazhin.
“Do të tregojmë destiancione që kushtojë shumë por edhe ato që kushtojnë pak. Shqipëria ka histori të jashtëzakonshme që nuk i dimë, ka tradita dhe zakone të ndryshme që janë trashëgimi kulturore. Në fillim të emisionit do të tregohet destinacioni dhe do ta pasqyrohet më tej dhe buxheti. Sa kushton benzina, ku hahet ku pihet, etj.. Që në emisionin e parë nisim me këshilla për turizmin familjar.”, tregoi Delisula.
“Destinacioni” do të jetë emision e përjavshëm që do të ofrojë këshilla duke e nisur që nga mënyra se si duhet të vishemi, çfarë duhet të kemi me vete dhe sa do të shpenzojmë duke pasur alternativa nga më të lirat, deri tek më luksozet teksa do njihemi me gjeografinë, historinë e detajet e jetesës së destinacionit tonë.
Një pjesë e pandashme gjatë udhëtimeve do të jenë dhe zërat e ekspertëve nga fusha të ndryshme, që do të bëjnë përshkrimin historik, arkeologjik, teknik duke sqaruar çdo pikëpyetje. “Destinacion” nis këtë javë, më 11 qershor, ora 18:30 dhe do të ritransmetohet të shtunën në orën 14:20 dhe të hënën në orën 15.00.
Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur në Everest
Rreth 1,500 persona lirohen në Siri pas amnistisë së përgjithshme
Kampionati Ndërkombëtar i Fluturimeve të Lira, 50 pjesmarrës në ‘Korça Open Air’!
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë