Rezultat surprizë në PD, përjashtohen nga gara për deputetë dy emra të njohur
Dega e Partisë Demokratike në Pogradec ka votuar kundër kandidimit në zgjedhjet e ardhshme për deputetë për ish-kryetarin e Bashkisë, Eduart Kapri si dhe për ish-deputetin, Klevis Balliu.
Kapri ka drejtuar Bashkinë e Pogradecit për një mandat, por duket se ai nuk gëzon mbështetje të gjerë tek anëtarësia e PD-së në këtë qytet.
Ndaj tij kanë votuar kundër kandidimit në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 170 anëtarë nga 450 që kanë marrë pjesë në votim.
Vota më shumë kundër ka marrë Klevis Balliu, i cili në zgjedhjet e kaluara parlamentare ishte deputet i këtij qarku. Kundër kandidimit të tij kanë votuar 310 anëtarë.
Nga ana tjetër, Ervin Salianji ka marrë pëlqim nga pjesa më e madhe e anëtarësisë për t’u kandiduar pasi ka pasur vetëm 28 vota kundër.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta