Rezultatet e Europa League: Lazio ruan kreun, rikthehen “Djajtë e Kuq”
Europa League ka mbyllur javën e pestë të saj, ku u shënuan një numër i madh golash dhe u regjistruan rezultate interesante. Manchester United rrëmbeu fitoren e parë në epokën Amorim, ndërsa Roma barazoi në minutat e fundit në transfertën ndaj Tottenham Hotspur. Lazio vijon të ruajë kreun e grupit edhe pse la pikë ndaj Ludogorets në Olimpico.
Në Old Trafford, “Djajtë e Kuq” morën 3 pikët, por hasën vështirësi ndaj Bodo/Glimt, me përballjen që u mbyll me shifrat 3-2. Garnacho kaloi në avantazh Manchester United, por Bodo/Glimt përmbysi rezultatin në pjesën e parë me golat e Evjen dhe Zinckernagel. Megjithatë, fraksioni i parë u mbyll në barazpeshë pas golit të Højlund. Në pjesën e dytë, ishte sërish sulmuesi danez që vulosi fitoren 3-2.
Në Londër, skuadrat ndanë pikët. Claudio Ranieri arriti të marrë një rezultat pozitiv nën drejtimin e Romës. Për Tottenham shënuan Son dhe Johnson, ndërsa për italianët realizuan Ndicka dhe në minutat e fundit Mats Hummels.
Sa i përket renditjes, nuk ka ndryshime. Në krye qëndron Lazio, e cila, edhe pse la pikë në shtëpi ndaj Ludogorets, vazhdon të kryesojë. Skuadra e Baronit dominoi ndeshjen, por nuk arriti të shënonte asnjë gol.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rezultatet e Champions League, Interi merr përkohësisht kreun
- Goleada në Champions League, Manchester City e bën darmë/ Rezultatet e ndeshjeve
E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng