Rezultatet e primareve, 8 bashki në balotazh më 11 dhjetor
Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë mësuan dje emrat e 48 kandidatëve që do të përfaqësojnë koalicionin opozitar përballë maxhorancës socialiste në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Nga raundi i parë i procesit të primareve, vetëm 8 bashki nuk zbuluan emrat e kandidatëve dhe do të shkojnë në balotazh. Në Tiranë, Fier, Librazhd, Dibër, Sarandë, Mirditë, Mat dhe Krujë demokratët do t’i drejtohen sërish kutive të votimit për të zgjedhur kandidatin që do të garojë në 14 maj.
Më 11 dhjetor është përcaktuar data e balotazhit për këto 8 bashki.
Procesi i primareve u zhvillua në të gjithë vendin, më përjashtim të 5 bashkive, Himarë, Finiq, Dropull, e Pustec që iu janë lënë partive aleate dhe Malsi e Madhe në të cilën për shkak të situatë së brendshme në degë është vendosur që zgjedhja e kandidatit të bëhet në një moment të dytë.
Bashkë me 4 bashkitë që nuk u votua, PD ka hequr dorë edhe nga 4 bashki të tjera, duke lënë që në Kuçovë, Prrenjas, Memaliaj dhe Skrapar kandidatët të jenë të Partisë së Lirisë.
Përveç tyre primaret ishin formale në 9 bashki, ku kishte vetëm nga një kandidat në garë.
Në shumë bashki, procesi i primareve u shoqërua me kontestime dhe debate për shkak të problemeve me listat. Në disa bashki, si Kamëz, Tropojë apo Korçë disa prej kandidatëve në garë u tërhoqën nga gara duke denoncuar parregullsitë e procesit.
LEXONI GJITHASHTU:
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet