Rezultati i teknologjisë në zgjedhje, KQZ: 25 prilli shënoi procese të suksesshme

27 Tetor 2021 | 16:54

30 milionë euro i kushtoi Shqipërisë futja e teknologjisë në zgjedhjet e 25 Prillit. Sa nga kjo teknologji do të përdoret në zgjedhjet vendore, është ende e paqartë, por Euronews Albania foli me nënkomisioneren Shtetërore të Zgjedhjeve, Lealba Pelinku, për të kuptuar sa nga ky investim qëndron ende.

Verifikimi pas zgjedhor i teknologjisë nuk ka përfunduar ende, por në zgjedhjet e ardhshme vendore, pritet të përdoret të paktën teknologjia e zbatuar në zgjedhjet e 25 prillit.

“Parë funksionimin e mirë të kësaj teknologjie, flas për identifikimin biometrik, normalisht ajo do të përdoret edhe në zgjedhjet e ardhshme”, u shpreh Lealba “.

Sa i përket votim-numërimit elektronik që u pilotua vetëm në një zonë në Tiranë, znj. Pelinku tha se do të zgjerohet edhe tej, por për këtë nevojitet vullnet politik.

Kusht i nevojshëm por jo i mjaftueshëm. Pasi zgjerimi i zonës që do të përdorë votimin elektronik në zgjedhje do të kërkonte edhe gjetjen e një oferte të re dhe financimi të ri.

Kontrata ishte vetëm për 32 qendrat. KQZ do të duhet të gjejë ofertues të ri por ky do duhet të përmbushë kushtet e pajisjeve që u përdorën dhe u provuan funksionale.

19 milionë euro kushtoi zbatimi i identifikimit biometrik të zgjedhjeve në të gjithë Shqipërinë, dhe 10 milionë euro të tjera kushtoi pilotimi i votimit dhe numërimit elektronik në 32 qendra votimi në Tiranë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026