Rezultati i zgjedhjeve në 26 prill, vendimi i rregullatorit në KQZ: Votat të numërohen brenda 13 orëve
Rezultatet paraprake të zgjedhjeve duhet të nxirren mëngjesin e datës 26 prill.
Ky është vendimi i Komisionit Rregullator në Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, i cili detyron Komisionet Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve që brenda orës 08:00 të mëngjesit të 26 prillit të nxjerrin rezultatet.
Sipas këtij vendimi që u miratuan unanimisht në KQZ, Komisionerët e numërimit të votave, duhet ta kenë përmbyllur procesin jo më vonë se 13 orë nga mbyllja e procesit votimit.
Ky vendim i Komisionit Rregullator duke shumë ambicioz, duke marrë parasysh precedentët në proceset zgjedhore të mëparshme, kur shpesh procesi i numërimit është bllokuar dhe zvarritur, por edhe vetë deklarimet e komisionerit, Ilirjan Celibashi, i cili ka theksuar se pret që rezultati të shpallet brenda 72 orësh pas mbylljes së votimit.
Lexoni gjithashtu:
Monitorimi i fushatës për 25 prillin, ODIHR publikon raportin e ndërmjetëm 10 ditë para zgjedhjeve
Qendra votimi në 25 prill, 16 mijë qytetarë në Tiranë pritet të votojnë në kontejnerë
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta