Rezulton i pari deri tani, reagon Përparim Rama: Faleminderit nga zemra

12 Tetor 2025 | 21:14

Komisioni Qendror Zgjedhor në Kosovë ka nisur publikimin e votave të para të numëruara në 38 qendrat e votimit.

Deri më tani kryeqyteti i Prishtinës dominohet nga kandidati Përparim Rama nga radhët e partisë Lidhja Demokratike e Kosovës me 44.27% të votave. I dyti në garë renditet Hajrulla Çeku, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje me 26.50% të votave.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas mbylljes së vendvotimeve duke falënderuar qytetarët.

Kryetari Rama krahas një fotografie të publikuar ka shkruar “Faleminderit nga zemra, Prishtina e zemrës”.

Ashtu siç e parashikonin dhe exit poll-et, Përparim Rama do të dominojë rezultatin me një diferencë të ngushtë nga Hajrulla Çeko, por nuk është përjashtuar mundësia e një balotazhi.  Deri më tani janë numëruar 4 kuti votimi nga 268 në total.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, viktima është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026