Rigerta Loku: Iu bashkova Nismës Thurje për të ndryshuar realisht Shqipërinë

14 Nëntor 2020 | 12:25

Rigerta Loku, fermerja nga Mirdita, e cila tre vite më parë fitoi vëmendje publike pas fjalimit të ndjerë që mbajti në Kuvend, ka vendosur t’i bashkohet “Nismës Thurje” për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Në një intervistë për Euronews Albania, Rigerta u shpreh se vendosi të angazhohej me Nismën për “të qenë një zë i lirë” drejt “ndryshimit të situatës politike”. Ajo hodhi poshtë pretendimet se ka pasur kërkesa për angazhim nga partitë e mëdha.

“Zgjodha Nismën pasi ajo mu duk parti e re me gjak dhe njerëz të ri që kanë vërtetë dëshirën për ta ndryshuar këtë vend. Mendoj dhe jam e bindur se për deri sa ndryshimi nuk ka ardhur nga të njëjtët njerëz, nuk do të vijë nga të njëjtët njerëz, politika shqiptare ka nevojë për të rinj që e duan realisht këtë vend,” – u shpreh Rigerta Loku.

Në vitin 2013, Rigerta qe përfshirë në listën e kandidatëve për deputetë të partisë së Bamir Topit, Fryma e Re Demokratike dhe për këtë gazetari Eno Muja e pyeti se përse pas kësaj periudhe ajo vendosi t’i rikthehej politikës.

“Kam qenë shumë e re dhe ka qenë një lëvizje, që duhej bërë për të parë se si funksionojnë mekanizmat politikë, sot disa vite më pas shoh se Nisma Thurje është krejt ndryshe, nuk është e Rudina Hajdarit, por e shumë intelektualëve, njerëzve që e duan Shqipërinë,” – u shpreh Rigerta Loku duke pretenduar se partia e re është kolegjiale dhe jo e vetëm një politikani.

E pyetur se çfarë do të bëjë ndryshe nga politikanët aktualë, Loku tha se do të angazhohet për të përfshirë në vendimmarrje të gjithë qytetarët për një mirë-menaxhim të resurseve natyrore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026