Rihapet lufta për titull, Tirana bie në Durrës, Kukësi 6 pikë larg

15 Qershor 2020 | 20:06

Pas 14 ndeshjesh pa humbje në kampionat, Tirana mundet në Durrës me rezultatin 1-0 nga Teuta. Trajneri Emanuel Egbo provoi për të parën herë shijen e humbjes që nga dita kur mori drejtimin e bardhebluve në një sfidë mjaft interesante. Vendosi goli i Emiljano Vilës, i cili shënoi që në pjesën e parë.

Bardhblutë ruajnë vendin e parë, por tashmë lufta për titull hapet, pasi vetëm 7 javë para fundit diferenca me Kukësin është vetëm 6 pikë. Verilindorët në anën tjetër bëri detyrën në Elbasan Arena, ku ndaj Flamurtarit të rënë nga kategoria nuk hasi aspak vështirësi, në fitoren 4-1.

Skuadra e Orges Shehit e gjeti rrugën e rrjetës shumë shpejt, teksa Abazaj shënoi nga distanca. Më pas, skena ishte për Vasil Shkurtjan, i cili shënoi 3 herë, duke arritur kuotën e 20 golave në kampionat, e tashmë e sheh veten në vendin e parë në listën e shënuesve më të mirë.

Skënderbeu edhe një herë tjetër tregoi se është një kockë e fortë, duke barazuar 1-1 me Laçin. Ku8rbinasit shënuan të parët falë një 11-metërshti që u shndërrua në gol nga Shehu, por Krasniqi vendosi ekuilibrin pak minuta para fundit të ndeshjes. 

Në barazim përfundoi dhe ndeshja tjetër mes Vllaznisë dhe Bylisit. Pavarësisht se skuadra ballshiote e pa veten dy herë në avantazh, vendasit gjetën forcat për të barazuar e për të mos dalë pa pikë nga “Loro Boriçi”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026