Rihapet “shtegu më i frikshëm në botë”, mirëpret vizitorët pas pandemisë
Atraksioni i famshëm turistik spanjoll “Caminito del Rey” shqip “Shtegu i vogël i Mbretit” në Ardales–Alora, është rihapur këtë të premte, pas heqjes së masave të vendosura gjatë pandemisë së COVID-19.
“Është një vend i bukur dhe patëm shansin të riktheheshim për ta vizituar pas mbylljes në shtëpi,” – shprehet Amanda Gomes, vizitore.
Vetëm 550 persona në ditë do të kenë mundësi të vizitojnë këtë pikë kulturore, që zakonisht mirëpret dyfishin e vizitorëve. Vizitat do të jenë të kufizuara përgjatë edhe tre fundjavave në vijim.
Vizitorët do të ndjekin një protokoll sigurie dhe do të ruajnë distancën sociale mes tyre, ndërsa janë marrë masa që ata të pastrohen dhe të dezinfektojnë duart ndërsa përshkojnë shtegun.
I quajtur nga shumë media si “shtegu më i frikshëm në botë”, rruga 3 km e gjatë e “Shtegit të vogël të Mbretit” është ndërtuar mes viteve 1901 dhe 1905, rreth 100 metra mbi grykën e Los Gaitanes.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura