Rijetëzohet “Koncert në vitin 36”, filmi me skenar të Blushit përfundon restaurimin
“Koncert në vitin 1936’’ është filmi i radhës i restauruar nga Arkivi qendror shtetëror i filmit në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë. Pas dëmtimeve të pësuara si pasojë e kohës, ky produksion është gati të udhëtojë në kinematë e mëdha Brenda dhe jashtë vendit.
Filmi ”Koncert në vitin 1936” do të ketë tashmë mundësinë të shfaqet tashmë në ekranet e mëdha të kinemave vendase dhe të huaja, kjo falë restaurimit të tij.
Ky produksion i vitit 1978 me skenar të Kicco Blushit që bën bashkë emra aktorësh si Margarita Xhepa, Robert Ndrenika, Mirush Kabashi, Manushaqe Qinami, Albert Verria e të tjerë tashmë vjen i rijetësuar, pas dëmtimeve që negativi i tij kishte pësuar nga koha.
“Duhet theksuar se ky nuk është një restaurim që bëhet me buxhetin e shtetit është një projekt për të cilin ne aplikojmë në kinematekat europiane të cilat merren me selektimin e sesion for classic films. Kështu që projekti dikton filmin që duhet të zgjedhësh dhe tema e sivjetshme ishte që duhet të jetë figura e gruas në qendër ndaj ku më mirë se në këtë film prezantohet figura e gruas shqiptare”- tha Marinela Ndria drejtoreshë e AQSHF.
Dy artiste nga Tirana udhëtojnë drejt një qyteti të vogël si Lushnja për të dhënë një koncert, duke thyer tabutë e mendjeve konservatore të kohës.
Risjellja në jetë të njërit prej produksioneve më të dashura të publikut nga ”Kinostudios Shëipëria e Re”, është një ngjarje tejet e rëndësishme edhe për kastin e aktorëve.
“Përmes kolegut dhe mikut tim Robert Ndrenika kisha marrë vesh për restaurimin dhe isha shumë kurioz, por u gëzova shumë kur pash qoftë edhe këto diferencat e fotografive”- shprehet aktori Mirush Kabashi.
“Një faleminderit të madhe do të thoja që ëhtë bërë edhe një herë i ri filmi, sepse është film i bukur që e kanë ndjekur spektatorët dhe ka një temë shumë elegante”- thotë Margarita Xhepa.
Filmi Koncert në vitin 1936 u restaurua në mënyrë digjitale nga Quality Matters. Negativi origjinal i figurës është në gjendje të dekoloruar, ku kanali i ngjyrës së kuqe ka humbur plotësisht. Restaurimi digjital i filmit dhe shfaqjet publike të tij, u mundësuan nga Sezoni i Filmave Klasikë – nismë e Shoqatës së Kinematekave Europiane.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shkëlqyen në botëror, yjet e merkatos dimërore drejt lëvizjeve të bujshme
- Drekë pajtimi në PD? Deputetë të të dyja grupimeve ulen bashkë për festat
- “Vendosen baste për jetën e Martinaj”- Ish-prokurori flet për aksionin në Fushë Kuqe
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit