“Vendosen baste për jetën e Martinaj”- Ish-prokurori flet për aksionin në Fushë Kuqe
Ish-prokurori i krimeve të rënda Eugen Beci, komentoi nga studio e Euronews, aksionin e Forcave të Ndërhrjes së Shpejtë në banesën e Ervis Martinaj në Fushë Kuqe.
Beci tha se aksioni i kryer me 4 muaj vonesë nga denoncimi për zhdukjen e Martinaj, tregon se policia ka pasur frikë për sigurinë e punonjësve që mund të ushtronin kontrolle në atë zonë.
Ai shtoi në mënyrë figurative se e gjithë ngjarja e zhdukjes së Martinaj është kthyer në një telenovelë, ku njerëzit po vendosin baste për “mbretin e lojërave të fatit”.
“Është bërë si një telenovelë dhe është bërë si një enigmë që të gjithë janë kurioz çfarë do të ndodhë, sa arrijnë deri në vendosje bastesh. Për ironi të fatit bosi i basteve po vendosen baste për të.
Fakti që kanë pritur 4 muaj dhe që nuk kanë shkuar aty do të thotë që ka pasur një mungesë sigurie për ruajtjen e pacënueshme të integritetit të punonjësve të policsë, ka përbërë rrezikshmëri hyrja në atë zonë. Fakti që kanë hyrë pas 4 muajsh me vonesë, tregon se diçka nuk ka shkuar në kontrollin e territorit të asaj zone”, tha Beci.
LEXO GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë