Rikonfirmohet Kryemadhi, anëtarësia i kushtëzon votën kryetares, pa maskë s’i lejohet hyrja në QV
Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi sot procesin zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të partisë për katër vitet e ardhshme dhe delegatët e konventës kombëtare.
Monika Kryemadhi do të rifreskojë mandatin e saj për katër vitet e ardhshme pasi përballë nuk kishte asnjë kandidat.
Pas hedhjes së votës në kutinë e votimit, Kryemadhi u shpreh se në zgjedhjet e 25 prillit do të garojë në disa zona zgjedhore ku një ndër to është qarku i Fierit.
“Kodi i ri Zgjedhor i ka dhënë hapësira pafund LSI-së, jo vetëm për të zgjeruar mundësitë e saj, por për të përfshirë sa më shumë të rinj dhe të reja në procesin e zgjedhjes për deputetë në të ardhmen,” – u shpreh Monika Kryemadhi.
Sa i takon zgjedhjes së drejtuesve në qarqe dhe koalicionit parazgjedhor, Kryemadhi u shpreh se gjithçka do të ndodh pas datës 5 dhjetor kur do të zgjidhen edhe strukturat e reja dekretuese nga delegatët e konventës kombëtare.
“Në Konventën e 5 dhjetorit, delegatët që do të dalin sot, do të jenë ata që do të zgjedhin edhe strukturat drejtuese të LSI-së,” – tha Kryemadhi.
Për herë të parë kryetares së partisë iu kushtëzua e drejta e votës, pa maskë nuk mund të hidhte fletën në kuti.
“Në fakt mesa duket partia ma mbledh, nuk ma mbledh dot njeri tjetër,” – ironizoi Kryemadhi.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta