Rikthehen masat kufizuese në Britani, qytetarët të zhgënjyer

30 Qershor 2020 | 19:57

Mbretëria e Bashkuar një nga zonat më të goditura në botë nga Covid-19 me të paktën, me 54,000 viktima të konfirmuara, prej javësh ka filluar lehtësimin e masave kufizuese në pjesën më të vendit. Por për shkak të numrit të lartë të infeksioneve, qyteti i Leicester ka rikthyer në fuqi masat e rrepta kufizuese.

Qyteti me popullsi prej 330,000 banorësh, regjistroi për shtatë ditë radhazi një shkallë infeksioni tre herë më të lartë se qyteti më i afërt me të. 10% të të gjitha rasteve pozitive në Angli gjatë javës së kaluar, u regjistruan në atë zonë. Megjithatë, vendimi i qeverisë për të rikthyer kufizimet i ka shqetësuar qytetarët.

“Është tej mase dëshpëruese. Ne mezi po prisnim të shtunën për t’u rihapur dhe pastaj ndodh ajo që të gjithë e dini. Të tërheqin qilimin nga poshtë këmbëve. Kemi marrë fund. Çfarë mund të bëjmë më shumë. Çfarë do bëjmë ne tani?”, shprehet Stuart Towers.

Rikthimi i masave izoluese do të prekin rreth 4,000 shitës me pakicë, 240 restorante, 180 bare, 26 hotele dhe pesë kinema, sipas këshilltarit të pasurive të patundshme Altus Group. Gjithashtu, nga dita e enjte do të rimbyllen edhe shkollat pas shkallës së lartë të infeksioneve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026