Rikthehen ndeshjet e Ligës së Kombeve, spikat Belgjikë-Itali

14 Nëntor 2024 | 13:46

Fazës së grupeve në Ligën e Kombeve po i vjen fundi, ku do të luhen 2 përballjet e fundit, dhe më pas do të caktohen verdiktet finale. Kjo e enjte ngre siparin e dy ndeshjeve të fundit, ku në fushë zbresin pretendentët kryesorë për fitimin e trofeut. Dueli më interesant luhet në Belgjikë, aty ku “djajtë” presin Italinë, ekipin më në formë të grupit. Përballja e parë u mbyll në barazim 2-2, me axurrët që janë më të avantazhuar sa i përket renditjes, ku me një fitore konfirmohen në krye të grupit.

Në anën tjetër, Belgjika thuajse nuk ka gjasa që të marrë vendin e parë. Në të njëjtin grup luhet dhe dueli tjetër mes trikolorëve të Francës dhe Izraelit. Këta të fundit janë pa shpresë për të avancuar më tej, kështu që fitorja për të besuarit e Deschamps është detyrim.

Mbrëmjen e sotme debuton Thomas Tuchel në krye të ekipit të Anglisë, dhe sfida e tij e parë është ndaj Greqisë. Një përballje që luhet në transfertë, kundër kreut të grupit, që ka fituar të 4 përballjet e deri më tashme.

Në ndeshjen e luajtur në ishull, “3 luanët” u shtangën nga fitorja 1-2 e helenëve, dhe tani synojnë t’i kthejnë reston. Favoritë të padiskutueshëm për fitimin e 90 minutëshit janë britanikët, por, ashtu si më herët, nuk përjashtohen surprizat.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat e larta mbushin plazhet e jugut, fluks pushuesish në Palasë (VIDEO)

Rikthimi i temperaturave të larta ka sjellë një fluks të madh pushuesish në plazhet e Palasës dhe në të gjithë bregdetin e jugut të Shqipërisë....
11:15 | 26/07/2026

Ra në kontakt me rrymën, elektriçisti humb jetën gjatë riparimit të defektit në Pogradec (EMRI)

Një elektriçist ka humbur jetën këtë të dielë në fshatin Gështenjas të Pogradecit, teksa ishte duke punuar për riparimin e një defekti në rrjetin elektrik....
11:01 | 26/07/2026

Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore

Tensionet vijojnë të mbeten të larta në kufirin lindor të NATO-s, pasi Rumania njoftoi se një avion luftarak F-16 ka rrëzuar një tjetër dron që...
10:56 | 26/07/2026